Surpriza me Uzunin, i gjejnë rol të ri në Kroaci

Myrto Uzuni është transferuar në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebit dhe ka debutuar javën e shkuar, madje duke luajtur 90 minuta në fitoren e marrë në transfertë kundër Salven Belupo. Beratasi madje dha edhe asisitin e golit të pestë.

Ajo çka u vu re kishte të bënte me pozicionin e tij. Trajneri Goran Tomiç e kishte pozicionuar Uzunin në treshen e qendrës së mesfushës, sigurisht i spostuar disi në krahun e majtë. Te Laçi ishim mësuar ta shihnim nga krahët e sulmit, ndërkohë që kishte raste pozicionohej edhe në majë të repartit të avancuar.

Te Lokomotiva duket se do të shohim në një pozicion të ri, që e largon nga porta kundërshtare dhe i heq mundësinë të shënojë shpesh gola. Me kurbinasit vjet ai arriti të shënojë 10 gola, një shifër mjaft e mirë për një anësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *