Surpriza e Milanit, Haliloviç po kryen kontrollet mjekësore

Pikërisht në ditën e përjashtimit nga kupat e Europës për një sezon Milani ka bërë një goditje të papritur në merkato, sepse mbrëmjen e djeshme zbarkoi në Milano Alen Haliloviç.

Një surprizë për të gjithë, sepse askush nuk dinte gjë, aq sa edhe mediat në Itali e kanë mësuar lajmin disa orë pas mesnate.

Bëhet fjalë për një mesfushor ofensiv 22-vjeçar, i rritur te Dinamo Zagrebi, ndërsa në 2014 erdhi kalimi i bujshëm të Barcelona për 2.2 milionë euro.

Në Katalunjë ishte e pamundur të gjente hapësirë, ndaj në sezonin 2015/16 erdhi huazimi te Sporting Gihon, duke luajtur rregullisht. Me pas shitja tek Hamburgu për 5 milionë euro, por edhe aty Haliloviç hasi probleme dhe iku të Kastriotit Palmasi në huazim.

Tani Hamburgu e lë të lirë, pasi ra nga Bundesliga, ndërsa Milani ka përfituar, duke gjetur marrëveshjen. Si fillim, kontrollet mjekësore, sepse mesfushori ka pasur dëmtim të rëndë në ligament në fund të vitit të shkuar dhe vetëm në pranverë luajti rregullisht të Las Palmasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online