Roma befason të gjithë, sepse ka zyrtarizuar marrëveshjen e sponsorizimit me Qatar Airways. Bëhet fjalë për një ndër kompanitë ajrore me të njohura në botë, që në futboll nuk është i ri, sepse ka sponsorizuar edhe Barcelonën.
Ditët e fundit ishte folur për një marrëveshje mes Romës dhe Turkish Airlines, por tashmë vjen një marrëveshje deri në vitin 2021 me Qatar Airways, që do të çojë në arkat e Romës rreth 40 milionë euro, një ndër kontratat me të mëdha në futbollin italian.
L’#ASRoma è lieta di annunciare @qatarairways come Main Global Partner e nuovo sponsor di maglia#GoingPlacesTogether pic.twitter.com/VJatNteRew
— AS Roma (@OfficialASRoma) April 23, 2018
Logoja e sponsorit të ri do të vendoset që sot në fanella, në Liverpul, ndërkohë që Roma ka zyrtarizuar gjithçka në kanalet e saj zyrtare. Një moment i artë për klubin verdhekuq, që kap gjysmëfinalet e Champions League pas 34 vitesh dhe do të nisë brenda këtij viti punimet për një stadium të ri që do të shënojë një epokë të re për klubin.