SuperMario befason, zyrtare firma me ekipin “e ri”

0

Mario Baloteli u mendua gjatë, fundja nuk e kishte me ngut, sepse ishte i pezulluar për tre ndeshjet e para të kampionatit. Sot ka ardhur edhe vendimi final: e ardhmja quhet sërish Nica.

Klubi francez ka zyrtarizuar rinovimin me sulmuesin italian, i cili ndoshta ka marrë vendimin më të mirë të mundshëm, sepse nuk kishte asnjë ofertë serioze dhe te Nica ka gjetur qetësinë mendore.. Rendimenti i tij në dy sezonet e fundit ka që e fantastik, me 33 gola në 51 ndehsje kampionati, duke rigjetur kombëtaren, ndaj largimi do të ishte një gabim.

Nica me të drejtë feston, sepse e ka nisur shumë keq sezonin dhe ka humbur titullarë pa fund, ndaj rinovimi me SuperMarion është lajm perfekt.

Në fundjavë Nica do të presë Dizajnin dhe me pas do të vizitojë Lionin. Në ndeshjen në Lion Baloteli do të debutojë për këtë sezon, në një ndeshje mjaft të ndërlikuar, por që me të në fushë do të jetë më e thjeshtë për kuqezinjtë e drejtuar nga Patrik Vieira, i cili është ende në pritje të fitores së parë që kur ka marrë drejtimin e skuadrës bregdetare.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.