Zhvillohen sot takimet e radhës në Superiore dhe të gjitha takimet mund të konsiderohen finale. Të gjitha klubet janë në garë për të realizuar objektivat dhe askush nuk e ka luksin të mos jetë i përqendruar maksimalisht. Ndeshjet nisin prej orës 15:45, kur në fushë do të përballen Luftëtari-Laçi dhe Kukësi-Flamurtari.
Gjirokastritët duan pikë mbijetesë, kurse kurbinasit shpresojnë ta mbyllin kampionatin në vendin e tretë. Këtë pozicion e mban Flamurtari, që nga ana tjetër përballet me Kukësin e vendit të dytë. Verilindorët synojnë të mbajnë të hapur garën për titull dhe vetëm fitorja u bën punë.
Tri orë më pas ka beteja mbijetese për Kastriotin e Tiranën. Krutanët, në një formë të mirë, do kërkojnë t’i shkëpusin pikë Skënderbeut. Nga ana tjetër, bardheblutë do mundohen të shfrytëzojnë krizën e Teutës. Skuadra e Memës, gjithashtu nuk po kalon një moment të mirë.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 29
E diel, më 14 prill 2019
Ora 15:45 | Luftëtari-Laçi
Ora 15:45 | Kukësi-Flamurtari
Ora 18:45 | Teuta-Tirana
Ora 18:45 | Skënderbeu-Kastrioti