Ndeshjet e Kategorisë Superiore nuk janë zhvilluar as ditën e sotme, teksa bojkoti vazhdon të mbetet në fuqi. Klubet janë të vendosura të shpëtojnë njëherë e mirë futbollin në Shqipëri dhe nuk tërhiqen deri në momentin që 4 kërkesat e tyre do të miratohen nga Qeveria.
Ndërkohë ditën e sotme skuadrat kanë zbritur edhe njëherë në fushën e lojës sipas kalendarit të FSHF-së, ku kapitenët kanë mbajtur sërish fjalimin e tyre për t’i kujtuar shteti shqiptar se do vazhdojnë të ngrenë zërin për të nxjerrë futbolli nga harresa ku është futur. Sot janë shtuar edhe forcat për skuadrat, pasi bashkë me ekipin A në fushë kanë zbritur edhe ekipet B së bashku me akademitë përkatëse./Halit Delibashi-Sport Ekspres/