Kur të falë arbitri, të nxjerrë trajneri! Sokol Cikalleshi nuk di të përmbahet, por nuk është e keqja ndaj Beshiktashit

Konyaspori është duke fituar ndaj Beshiktashit në shifrat 2-0, kur kanë mbetur edhe 30 minuta loje nga fundi i takimit. Nga minuta e parë e nisi edhe këtë herë Sokol Cikalleshi që ka fituar besimin e trajnerit të ri.

Një paraqitje shumë e mirë e sulmuesit shqiptar, por që ka gabuar në pikën e vetëpërmbajtjes dhe kjo i ka kushtuar kundër një prej ekipeve më të njohura në Turqi. Në minutën e 38 të takimit do të merrte kartonin e parë të verdhë pasi ka shkelur mbrojtësin e Beshiktashit, Vidën. Vetëm pak minuta më vonë dhe kur po vinte mbyllja e pjesës së parë, Cikalleshi bën një ndërhyrje edhe më të ashpër ndaj mbrojtësit kroat duke e goditur nga mbrapa këmbës.

Menjëherë Vida do të shtrihej në tokë mes ulërimave, ndërsa te Beshiktashi kërkuan me të drejtë nxjerrjen me karton të kuq të Cikalleshit, me të dytin e verdhë. Por arbitri vendosi që ta falte në këtë rast sulmuesin shqiptar, ndërsa nuk pati as ndërhyrjen e VAR. Me nisjen e pjesës së dytë erdhi edhe zëvendësimi i menjëhershëm i Cikalleshit pasi kur nuk të nxjerrë arbitri, atëherë këtë e bënë trajneri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online