Superiorja rikthehet të premten, plani për aktin e 14-të

Fokusi për momentin është te kombëtarja, por ndeshjet e Superiores rikthehen javën e ardhshme. Gjithçka nis të premten me përballjen Flamurtari-Partizani, që do të zhvillohet në Vlorë prej orës 18:00. Ndeshjet e tjera të javës së 14-të zhvillohen të shtunën dhe të dielën.

Tirana –Skënderbeu është një sfidë mjaft e rëndësishme që do të luhet fatkeqësisht pa praninë e tifozëve. Bardheblutë janë dënuar me dy ndeshja pa praninë e publikut pas incidenteve të ndodhura në fund të përballjes me Kukësin.

Tri orë më pas në Durrës Teuta pret Luftëtarin, ndërsa të dielën Kamza dhe Kukësi sfidojnë njëra tjetrën. Në të njëjtën orë, 14:00, Laçi do të kërkojë tre pikët me Kastriotin ne vendit të fundit. Kurbinasit rikthehen në shtëpi, pasi fusha e tyre tashmë është përmirësuar ndjeshëm.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 14

E premte, më 23 nëntor 2018
Ora 18:00 | Flamurtari-Partizani

E shtunë, më 24 nëntor 2018
Ora 14:00 | Tirana-Skënderbeu
Ora 17:00 | Teuta-Luftëtari

E diel, më 25 nëntor 2018
Ora 14:00 | Kamza-Kukësi
Ora 14:00 | Laçi-Kastrioti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *