Superiorja në fushë, sot është dita e “ekuacioneve”

Ekuacionet e pazgjidhura në Superiore janë disa, por sot mund të jetë kur gjërat mund të thjeshtohen. Mund të ndodhë edhe e kundërta, gjithçka varet nga rezultatet që do regjistrohen. Përballje skajesh ajo mes Kastriotit dhe Partizanit. Të kuqtë, me një diferencë 12 pikë me Kukësin e vendit të dytë, e kanë luksin edhe të bëjnë ndonjë gabim, kurse krutanët jo. Humbja është rezultati që nuk lejohet për skuadrën e Devollit.

Nga ana tjetër Tirana do mundohet të përfitojë, ose të paktën të tentojë të ruajë distancën prej 6 pikësh. Nuk do të jetë e lehtë. Përballë do ketë Kukësin, që cilësitë nuk i mungojnë dhe do të “blindojë” vendin e dytë. Flamurtari nga ana tjetër luan në shtëpi dhe e mirëpret një hap fals të skuadrës së Gjokës. Luftëtari, kundërshtari i vlonjatëve, sigurisht që nuk do të hapë rrugë dhe do të jetë një finale.

Teuta i ka tre pikët në “xhep”, ndërkohë që Laçi e Skënderbeu luajnë një përballje direkte për të synuar vendin e tretë që të siguron pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Korçarët e kanë edhe një shteg tjetër nga Kupa e Shqipërisë, por aty do të duhet të ndeshen me Kukësin dhe shkalla e vështirësisë është e lartë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 30
E shtunë, më 20 prill 2019

Ora 16:00 | Kastrioti-Partizani
Ora 16:00 | Laçi-Skënderbeu
Ora 19:00 | Tirana-Kukësi
Ora 19:00 | Flamurtari-Luftëtari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *