Një ditë më parë u zhvilluan ndeshjet e javës së 30-të në Superiore dhe rezultatet e prodhuara kanë bërë që lufta për Europën dhe mbijetesën të jetë edhe më e ashpër. Çështja e titullit duke e zgjidhur, por tashmë diferenca mes Partizanit dhe Kukësit është 10 pikë. “Nëse ata gabojnë, pse jo”, tha Gjoka një ditë më parë. Kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje për t’u luajtur dhe me një ndeshje direkte në mes, çfarë nuk ndodh.
Gara për Europën duket më e ashpër. Flamurtari renditet i treti me 48 pikë, mund të kishte edhe më shumë nëse Luftëtari nuk do i barazonte në fund dje. Teuta përfitoi, pasi mori pikët e plota në tavolinë me Kamzën. Diferenca me vlonjatët është dy pikë, ndërkohë që edhe Laçi shkoi në kuotën e 44 pikë. Kurbinasit mposhtën Skënderbeun, që mbetet pranë gjithsesi. Pesë pikë më shumë se Flamurtari kanë korçarët.
Po të shikojmë më poshtë, garën për mbijetesë, Luftëtari duket më i sigurt. Gjirokastritët, me pikën e marrë ruajnë distancën prej shtatë pikësh me Kastriotin e parafundit. Tirana është e humbura e javës. Disfata me Kukësin ka bërë që tanimë të ketë vetëm 5 pikë më shumë se krutanët. Skuadra e Devollit merr pikët e plota këtë fundjavë, kurse bardheblutë e kanë finale në Gjirokastër. Atje vendoset nëse mbijetesa do vazhdojë garë treshe, apo do jetë një çështje mes Tiranës dhe Kastriotit.
Ndërkohë është publikuar edhe kalendari i ndeshjeve për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Këtë herë ndeshjet janë të shpërndara në dy ditë. Partizani dhe Laçi luajnë mes tyre të shtunën, pasi janë eliminuar nga Kupa. Skuadrat e tjera zbresin në fushë të dielën.
Kategoria Superiore – Java 31
E shtunë, më 27 prill 2019
Ora 19:00 | Partizani-Laçi
E diel, më 28 prill 2019
Ora 16:00 | Luftëtari-Tirana
Ora 16:00 | Kukësi-Teuta
Ora 19:00 | Skënderbeu-Flamurtari