Superiorja e bojkotuar/ Zhvillimet e fundit! Halili, Demi dhe Kokëdhima do të flasin me Qeverinë

Superiorja vazhdon që të bojkotohet nga ana e klubeve pasi kërkojnë plotësimim e disa pikave të parashtruara kohë më parë për Qeverinë, ku në thelbin e tyre është miratimi për ligjin e sponsorizimeve që do të ndihmonte më tepër buxhetet e klubeve. Por nga ana tjetër Qeveria parashtron një ligj tërësisht të transformuar dhe që nuk i vjen në shërbim futbollit.

Vetë kryeministri Edi Rama është shprehur i hapur për nisjen e bisedimeve, megjithëse nga ana tjetër u shpreh se nuk ka asnjë problem për të ky bojkot nga ekipet e Superiores. Liga Profesioniste ka zhvilluar edhe një tjetër mbledhje në ditën e sotme atje ku është vendosur për vazhdimin e bojkotit.

Por nga ana tjetër është përcaktuar edhe një delegacion i përbërë nga Refik Halili, Gaz Demi dhe Koço Kokëdhima. Të gjithë këta krerë klubesh do të negociojnë me Fidel Yllin, që është lënë nga ana e Qeverisë për t’u marrë me rastin në fjalë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online