“Nuk kemi pasur një lojtar si Ardian Ismajli prej vitesh”, legjenda e Hajdukut vlerëson mbrojtësin e Shqipërisë

Nga Klaudio Ndreca

Ardian Ismajli ka kaluar te Spezia dhe do të jetë pjesë e Serisë A në sezonin e ardhshëm. Ky është një hap pozitiv për lojtarin e Shqipërisë që kërkon të hedh hapa gjigand në karrierën e tij, duke ditur më së miri edhe aftësitë që zotëron. Fillimisht duke iu bashkuar elitës së futbollit italian, me dëshirën që në të ardhmen të transferohet në një ekip më kompetitiv.

Sa i përket aventurës së kaluar te Hajduk, në aspektin e paraqitjeve personale arriti të merrte gjithçka, megjithëse nuk fitoi titullin kampion. Thuajse në çdo ndeshje ishte më i miri i Hajdukut dhe shpallej në formacionin e javës në Kroaci. Legjenda e klubit të Hajduk, Zlatko Vujovic, e ka konsideruar si një humbje të madhe këtë largim.

“Problemi më i madh te Hajduku është largimi i Ismajlit në Itali. Nuk kemi pasur një mbrojtës të tillë të mirë prej vitesh si ishte mbrojtësi i Shqipërisë. Do të jetë shumë e vështirë për ta zëvendësuar”, ka thënë Vujovic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online