Visar Bekaj di që të fitojë lehtë zemrat e tifozëve. Pas atij shkëlqimi te Tirana do të mbërrinte transferimi te Hatayaspor. Në ndeshjet miqësore, portieri i Kosovës është aktivizuar gjithmonë nga minuta e parë.
Kështu Bekaj pritet që të jetë titullar në këtë sezon në Turqi. Në ndeshjen e sotme, ish-portieri i Tiranës arriti që të priste penalltinë e Adem Ljajic në pjesën e parë ndaj Karagumruk. Kjo ndeshje nuk pati transmetim të drejtpërdrejtë, ndërsa në 45 minutat e para Bekaj pësoi një gol dhe evitoi një tjetër. /Sport Ekspres/