E bujshme/ Dinamo ndryshon emrin dhe logon e klubit, bashkëpunim me Manchester City dhe në qytet tjetër

Dinamo është rikthyer në Superiore dhe këtë herë do të ketë ndryshime të mëdha. Jo vetëm në përbërje nga sezoni i shkuar, por edhe në imazh. Sipas asaj që raporton “Supersport”, Dinamo do të ndryshojë emrin, logon dhe mënyrën e menaxhimit.

Sa i përket emrit, Dinamo tani do të quhet Dinamo City. Gjithashtu në fanellë do të jetë mbishkrimi “Durrës Yachts & Marina”. Ardian Bardhi do të ketë edhe të tjerë biznesmenë që do t’i afrohen në klub për të investuar para për klubin. Bardhi pati një takim edhe me Edi Ramën, teksa Qeveria e Shqipërisë do i dhurojë 70 metra tokë në rrethinat e Durrësir. Atje do të ndërtohen qendra stërvitore, teksa Dinamo City do të ketë bashkëpunim edhe me akademinë e Manchester City. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online