Sulmuesi që do i afrohet Shqipërisë është pranë kalimit në Rumani, klubi bën gati 1 milionë euro për firmën e tij

Mirlind Daku pritet të jetë prurja më e re në Kombëtaren shqiptare. Sulmuesi është përfolur se ka zgjedhur të veshë fanellën kuqezi, ndërsa pak ditë më parë u pajis edhe me pasaportën e shtetit shqiptar. Daku ka bërë një sezon fantastik me Murën në Slloveni, ku ka shënuar 24 gola përgjatë sezonit të fundit. 25-vjeçari ka përfunduar huazimin dhe është kthyer në radhët e Osijekut, ku pritet të mos qendrojë gjatë.

Në Rumani raportojnë se Rapidi i Bukureshtit është gati të shkundë xhepat për lojtarin shqiptar. “We Love Sport” shkruan se klubi rumun ka ofruar 800 mijë euro për të siguruar shërbimet e Dakut, aq sa është edhe vlera e tij në “Transfermarkt”. Mirëpo Osijeku ka refuzuar ofertën dhe dëshiron 1 milionë euro për 25-vjeçarin. Nga ana tjetër presidenti i Rapidit të Bukureshtit është i gatshëm të pranojë kushtet e kroatëve dhe të paguajë 1 milionë euro për Mirlind Dakun./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online