I hapi rrugën Asllanit te Interi, Marcelo Brozovic siguron gjithë jetën dhe nuk duhet të lëvizë as gishtin me pagën në Arabinë Saudite

Tashmë rruga për një vend titullari te Interi është hapur për Kristjan Asllanin. Marcelo Brozoviçi do të largohet nga Interi për të vazhduar karrierën e tij në Arabinë Saudite. Kroati ka siguruar jetën me pagën që do të përfitojë te Al Nassr-i, ku do të jetë shok skuadre me Ronaldon. Brozoviçi do të sigurojë plot 100 milionë euro për tre vitet e ardhshme në Arabinë Saudite.

Një shifër e majme, me të cilën nuk do të ketë nevojë të lëvizë as gishtin për të siguruar të ardhyra pasi të varë këpucët në gozhdë. 30-vjeçari do të kryejë testet mjekësore ditën e nesërme dhe më pas do të hedhë firmën në kontratën 3-vjeçare. Nga ky transferim Interi do të përfitojë 23 milionë euro. Lajmin e bën të ditur i pagabueshmi i merkatos, Fabrizio Romano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online