Sulmuesi i Gironas mbyll aventurën e Armando Brojës te Chelsea, sulmuesi shqiptar bën gati valixhet

Armando Broja duket se do të largohet nga Chelsea në merkaton e janarit. Sulmuesi kërkon të jetë pjesë e Europianit të Gjermanisë dhe në këtë formë, nuk mund të marrë kurrsesi ftesën e Silvinjos. Presioni është i lartë te Chelsea, ndërsa Broja kërkon kohë për t’u rikuperuar nga dëmtimi i rëndë që pësoi dhe e la jashtë prej 1 viti.

Në mediat britanike është bërë e ditur se Armando Broja ia ka bërë të qartë drejtuesve të Chelsea se nëse do të firmosin edhe me një sulmues të ri, atëherë do të mendojë seriozisht largimin. Ndërkohë, së fundmi është raportuar se Chelsea ndodhet pranë transferimit të sulmuesit të Gironas, Artem Dovbyk. Nëse gjithçka do të zyrtarizohej, atëherë kjo nënkupton edhe largimin e Brojës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online