“Duhet të zgjerohet porta”! Buffon ka një propozim të ri në botën e futbollit: Ka që në 1875 me të njëjtat përmasa, tani portierët janë dy metra të gjatë

Ish-portieri i Juventusit, Buffon, tani ka bërë një propozim interesant që mund të ndryshojë futbollin në të ardhmen. Italiani beson se portat duhet të zgjerohen për të rritur spektaklin e një prej sporteve më të njohura në botë. Aktualisht, dimensionet standarde të portës së futbollit janë 2.44 metra të larta dhe 7.32 metra të gjera. Buffon thotë se në vitin 1875, kur u vendosën këto dimensione, portierët nuk ishin po aq të gjatë sa janë tani, prandaj tani është shumë më e vështirë të shënosh nga distanca.

“Ka diskutime për ta bërë portën më të madhe dhe unë mendoj se duhet të diskutojmë për këtë. Ato kanë të njëjtën madhësi që nga viti 1875. Ndoshta portat dukeshin shumë të mëdha atëherë, por tani kur shohim disa nga portierët, të bën të mendosh. Mund të shihni efektin e golit në gjuajtjet nga distanca. 30 vjet më parë shënoheshin dhjetë gola për çdo 50 goditje. Tani, rreth tre”, tha Buffon, më pas shtoi: “Nga distanca është shumë e vështirë të shënosh kundër një portieri që është dy metra i gjatë”, tha Gianluigi Buffon, raporton Mundo Deportivo. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online