Sulmues apo mbrojtës? Shihni videon më të pabesueshme të javës!

Braunshvajg ka mposhtur 3-0 Mepen në Bundesliga 3, por nuk është kjo pjesa më tërheqëse. Një mundësi shënimi ka tërhequr vëmendjen më së shumti dhe video po bën xhiron e botës. Arsyeja kuptohet më së miri pasi sheh se çfarë ka ngjarë.

Sulmuesi Manuel Janzer, për të cilin nëse bën kërkime, nuk është nga ata që e ka shënjestrën e mirë para portës. Kundër Mepen, edhe pse pak metra me portën godet shtyllën pingule. Topi kthehet prapa dhe fatmirësisht kontrollohet nga një prej lojtarëve të Braunshvajg.

Gjithsesi Janzer “kujdeset” sërish që topi të mos përfundojë në rrjetë. I rrëzuar në tokë, sulmuesi këtë herë ndalon topin e gjuajtur nga shoku i tij i ekipit. Portieri i Mepen nuk mund të kishte më shumë fat se kaq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *