Dërmaku lë fushën vetëm pas 10 minutash kundër ish-ekipit, aventura te Leçe e pret me dëmtime

Nga një debutim ëndrrash, ku tundi rrjetën për skuadrën e tij, në një ndeshje për t’u harruar si ajo e sotmja. Aventura e re te Leçe nis në mënyrë të çuditshme për Kastriot Dërmakun. Mbrojtësi shqiptar ka lënë fushën pas vetëm 10 minutash lojë. Dëmtimet e kanë pritur në këtë eksperiencë të re, duke bërë që të mos jetë në gjendje të vazhdojë deri në fund takimin.

Dermaku ka lënduar këmbën e tij të djathë në përballjen e sotme kundër ish-ekipit, Kosenzës, çfarë ka bërë që t’i lërë vendin shokut të tij të skuadrës, Mekarielo. Mësohet se lojtari i Kombëtares ka pësuar një lëndim në muskujt e fleksorit. Të martën mbrojtësi shqiptar do i nënshtrohet ekzaminimeve të detajuara mjekësore për të mësuar se sa gjatë do të qendrojë jashtë fushe. Ndërkohë që kujtojmë se një dëmtim i tillë mund të kërkojë një kohë prej 1-6 javësh rekuperim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online