Tirana luan të shtunën në transfertë kundër Laçit, ndërkohë që trajneri Ardian Mema nuk do ta ketë të plotë grupin e futbollistëve. Kështu, sikurse dihet Junus Sentamu e humbi mundësinë të luante në takimin e radhës për shkak të kartonit të verdhë (i katërti për sulmuesin) që mori në ndeshjen me Kastriotin.
Problemet vijojnë edhe për Vinsent Atinga dhe Majkëll Ngo. Mbrojtësi dhe sulmuesi nuk janë stërvitur as dje me bardheblutë dhe e kanë humbur ndeshjen e radhës me Laçin. Marvin Turtulli në këtë mënyrë pritet që të rikthehet në formacion.
Sulmi mbetet dilema e Memës, pasi edhe Blazhevski ka pasur probleme gjatë kësaj jave. Sulmuesi maqedonas ditën e sotme ka dalë në stërvitje, por nuk e ka ndjekur programin e plotë. Ai ka punuar veçmas, ndryshe nga Sedat Berisha. Mbrojtësi e ka kaluar gjendjen gripale dhe është përgatitur me skuadrën.