Tripletë Dibala, dopietë Mesi dhe Ikardi… Argjentina mund të buzëqeshë, sepse në prag të grumbullimit për kualifikueset e Botërorit, sulmi është në një moment fantastik. Sepse, nëse bëhen llogaritë në vetëm 5 orë, ditën e sotme, me golat e sulmuesve të thërritur për sfidat e radhës, ndaj Uruguajit dhe Venezuelës, kanë ardhur plot shtatë gola. Dhe, për momentin, Higuain mund të presë në shtëpi… Pikërisht kështu, pasi me Dibala, Ikardi dhe Mesi, gjithçka është në duar të sigurta.