“Sulmi? Do mbyllja sytë dhe do zgjidhja”, Salihi: Kënaqësia që të jep Kombëtarja nuk ndryshon kurrë, këtë herë nuk ka llogari

Ndeshja me Hungarinë po afron dhe Kombëtarja është bërë gati për të sfidat e rëndësishme të grupit. Hamdi Salihi ka folur në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Skaner” në “MCN TV”, ku është shprehur se e gjtihë vëmendja është te ndeshja e radhës, pasi të bërit llogari nuk u ka sjellë asnjë gjë pozitive ndër vite. Më tej zv. trajneri i kuqezinjve thotë se niveli në repartin e sulmit është i njëjtë, ndërsa është besimplotë se lojtarët do të rriten edhe më tej.

“Largimi nga jeta e Kosta Grillo ishte një lajm hidhërues për të gjithë ne. Humbje të tilla po na bëhen të shpeshta, shpresojmë të mos kemi më të tilla.

Jemi duke u afruar te faza finale. Kemi mbaruar ditën e tertë të stërvitjes. Atmosfera është shumë mirë këtu. Kemi bërë punë të mirë, për të ardhur deri këtu. Mund të luajmë për gjithçka. Shpresojmë të bëjmë mirë tani që erdhëm këtu.

Ne jemi të fokusuar vetëm te ndeshja e parë me Hungarinë dhe të marrim maksimumin aty. Asnjëherë nuk na ka dalë mirë, kur rrimë dhe bëjmë plane afatgjata, prandaj këtë herë nuk bëjmë llogari për ndeshjet e tjera. Të marrim më të mirën ndaj Hungarisë dhe më pas të shikojmë.

Mendoj se do ketë akoma më shumë rritje, do ketë lojtarë që do të luajnë në ekipe dhe kompeticione më të mëdha. Do jetë e njëjta sakrificë siç kemi bërë ne përpara. Kënaqësia që të jep ekipi kombëtar, nuk ndryshon kurrë, është gjithnjë e njëjtë.

Të gjithë sulmuesit kanë të njëjtin nivel dhe nëse do të më duhej të zgjidhja dy sulmues për Hungarinë, do mbyllja sytë dhe do zgjidhja.

Portierët? Të tre portierët, janë me kualitet. Do donim që Berisha dhe Strakosha të kalonin një periudhë tjetër, duke u aktivizuar me klubet e tyre. Duke parë mënyrën si stërviten, nuk do jetë aspak e vështirë për trajnerin, cilido që të luajë, nuk do kemi probleme”, ka deklaruar Hamdi Salihi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online