Sukaj në treg, Vllaznia oferta e parë

Xhevahir Sukaj është tashmë një futbollist i lirë, sepse Partizani ka vendosur të prishë kontratën me të, në rrethana misterioze, sepse nuk ka pasur ende asnjë deklaratë nga klubi, si shpesh kur bëhet fjalë për afrimet dhe largimet, sepse edhe në verë shumica e afrimeve u morën vesh nga mediat e huaja. Tashmë sulmuesi shkodran ka shkëputur marrëdhëniet me klubin e kuq dhe ndarja nuk ka qenë miqësore, por kjo pak rëndësi ka tashmë, sepse në moshën që është, Sukaj nuk mund të pranonte të vazhdonte qëndrimin në stol, edhe pse realisht edhe vetë ka pasur shumë probleme fizike.

Deri në janar Sukaj do të shqyrtojë ofertat dhe ato nuk i mungojnë, duke nisur nga Vllaznia. Klubi shkodran kërkon përforcime urgjente për janarin dhe trajneri Ernest Gjoka pret përforcime. Një prej tyre, mjaft cilësor, do të ishte Sukaj, i cili do të kthehej në shtëpi dhe ndoshta fanella kuqeblu do t’i jepte një stimul të veçantë, për të rigjetur formën fizike dhe golat që i mungojnë jo pak. Gjoka e ka të qartë se tregu i huaj nuk i ofron shumë alternativa cilësore, aq më shumë që Vllaznia nuk bën dot çmenduri financiare, ndaj më shumë se kërkimi pa fund i CV-ve dhe videove me lojtarë të huaj, trajneri tiranas mund të fokusohet te Sukaj, një lojtar i pëlqyer prej tij.

Nga burime brenda klubit shkodran mësohet se Sukaj ka pasur edhe bisedime me drejtuesit dhe i është bërë e qartë që Gjoka e sheh si një lojtar të rëndësishëm, i aftë të bëjë diferencën nëse është mirë fizikisht dhe e ka me dëshirë të ndihmojë skuadrën e vendlindjes, ku është bërë futbollist. Natyrisht, është edhe çështja financiare në mes, por zor se ndonjë klub tjetër arrin ta joshë Sukajn, i cili po joshet nga ideja e kthimit në shtëpi, edhe pse aty situata është mjaft e keqe dhe frika e rënies nga kategoria është e pranishme gjithnjë e më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online