Hila: E kemi seriozisht në kupë, pas janarit do jemi ndryshe

Mesfushori i Teutës, Ardit Hila, shënoi dy golat e parë të ndeshjes së djeshme, duke mbyllur gjithçka për sa i përket kualifikimit. Pas ndeshjes, titullari i mesfushës durrsake, autor i 4 golave këtë sezon mes kampionatit e kupës, foli për ndeshjen, por edhe për kampionatin e Teutës, duke pranuar se në vazhdim nevojitet një Teutë ndryshe, ndoshta me përforcime cilësore në janar.

– Hila, dy gola që vlejtën kualifikimin, e prisnit të ishit ju ai që do vendosnit?

– Jam i kënaqur, arritëm kualifikimin dhe dy golat më kënaqin, sepse i shërbyen skuadrës. Ne e kemi vlerësuar kupën dhe e patë vetë që luajtëm me formacion të mirë. Nuk ka shumë rëndësi kush shënon, ne nuk kemi lojtarë golashënues të dalluar, ndaj duhet të shënojmë të gjithë nga pak.

– A e prisnit kaq të lehtë?

– Jo, në fakt Kamza na ka prishur shumë punë këtë sezon, por ndoshta motivimi ynë ishte shumë më i madh.

– Kupa, synim?

– Po, është objektiv i yni, klubi e do dhe do të luftojmë deri në fund. Do t’i marrim ndeshjet një nga një, ka ende shumë rrugë në kampionat e në kupë. Kemi Skënderbeun përballë vitin e ardhshëm, por ka kohë deri atëherë, do të ndryshojmë shumë, sepse me sa dimë klubi ka ndërmend të afrojë lojtarë cilësorë.

– Kukësi në fundjavë.

– Ndeshje shumë e ndërlikuar, përballë është një ekip shumë cilësor e me eksperiencë. Ata duan fitoren, ne duam fitoren, do të jetë një betejë. Ata janë nën presion, edhe ne po ashtu, do të mundohemi të shfrytëzojmë faktin që luajmë në shtëpi.

– Shumë luhatje deri tani, presioni ka ndikuar?

– Në fakt, është e vërtetë, e nisëm mirë dhe synimet erdhën në rritje, por pastaj pësuam dy humbje rresht dhe u goditëm moralisht. Kemi pasur shumë luhatje, kemi bërë gabime dhe kemi mbetur pas në renditje. Për këtë arsye, duhet të mbledhim forcat në ndeshjet e mbetura dhe të ndryshojmë fytyrë vitin e ardhshëm. Presioni ka qenë dhe është i madh, kuptohet, pasi pritej shumë nga ne, por do të dimë të gjejmë rrugën e duhur.

– E prisnit një kampionat kaq të vështirë?
– Po, ka vite që kampionati sa vjen e ndërlikohet. Nuk jemi vetëm ne që po vuajmë, shikoni skuadrat e tjera, duke nisur nga Partizani e Kukësi. Edhe ata synonim titullin, por kanë mbetur pas dhe kanë humbur pikë kur nuk e kanë pritur, ndaj në këtë kampionat gjithçka është e mundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online