Sukaj: Kthehem për dy javë, më mirë që nuk luajta ndaj Vllaznisë

Sulmuesi Xhevahir Sukaj ka folur para ndeshjes ndërmjet Vllaznisë dhe Partizanit dhe ka habitur paksa me deklaratën e tij, pasi ka thënë se më mirë që nuk ka qenë në fushë ndaj ish-skuadrës së tij. 30-vjeçari ka treguar edhe rreth rikuperimit të tij duke treguar se këtë javë do të kthehet në fushën për të nisur rikuperimin. Në fjalën e tij për “Supersport”, shkodrani flet me pasion edhe për Vllazninë, por ndjen keqardhje që Tirana po luan një kategori më poshtë.

“Sot (dje) është dita e shtatë e dëmtimit. Pres edhe 2-3 ditë për të nisur nga rikuperimin. Për 2 javë besoj se mund të rikthehem. Partizani do ngrihet nga java në javë dhe do e tregojmë forcën tonë. Vllaznia është dashuria ime e futbollit, pasi u rrita dhe u përgatita në këtë qytet. Vllaznia e bën më të bukur kampionatin dhe të gjithë kanë qejf të jenë këtu. Sot (dje) jam shumë më mirë në rolin e tifozit se sa të luaja në fushën e lojës përballë Vllaznisë. Edhe Tirana është një mungesë e madhe për futbollin shqiptar, një fatkeqësi mund të them”- u shpreh Sukaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online