Më shumë se një muaj pa fitore, Teutës i duhet patjetër kthesa

Që pas fitores në Shkodër me Vllazninë, skuadra durrsake ka marrë rezultate të dobëta, madje është mundur 2 herë edhe në fushën e saj

Dy fitore në dy javët e para dhe më pas gjërat kanë shkuar keq për Teutën në aspektin e rezultateve. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gugash Magani mundi Luftëtarin në Niko Dovana javën e parë dhe më pas triumfoi në Shkodër ndaj Vllaznisë, por kampionati mori një rrjedhë tjetër pas ndeshjes në shtëpi me Flamurtarin. Në katërt ndeshjet e fundit Teuta ka regjistruar tre fitore, dy nga të cilat në fushën e saj dhe tjetrën në Kukës, ndërkohë që ka marrë një barazim në fushën e Kamzës. Këto rezultate kanë bërë që durrsakët të mbeten prapa me pikë. Tashmë janë kaluar nga shumë skuadra në renditje dhe duhet të rikuperojnë pikët e humbura që nga ndeshja e sotme me Skënderbeun. Një tjetër hap flas do të ishte ia pafalshëm dhe do ta largonte më shumë Teutën nga objektivat, edhe pse përpara ka shumë kampionat.

KTHESA – Për ndeshjen e sotme me korçarët fitorja është një detyrim për Teutën. Patjetër që do të jetë shumë e vështirë, por në këtë pikë Teuta nuk ka çfarë të humbasë. Trajneri Gugash Magani nuk ka të gatshëm sulmuesin Osamene për shkak dëmtimi, por duhet të kthehet mesfushori Dediç, edhe pse u skualifikua për 5 ndeshje fillimisht para 10 ditësh, për kartonin e kuq ndaj Partizanin. Trajneri peqinas është mundur të punojë shumë me të tijtë në aspektin psikologjik për ta kaluar këtë ngërç të krijuar gjatë javëve të fundit nga rezultatet e dobëta. Ndoshta durrsakët do të përfitojnë disi nga lodhja fizike e Skënderbeut, që vjen nga një ndeshje shumë impenjative me Partizanin e Beogradit. Në këtë 90-minutësh janë në lojë të tre rezultatet dhe te Teuta shpresojnë që këtë radhë të kenë edhe pak fat për të shkuar te fitorja e munguar prej më shumë se një muaji. Diçka e papranueshme për një ekip me pretendime në Superiore. Eshtë momenti për të bërë kthesën, edhe pse përballë është Skënderbeu, skuadra më e mirë e momentit në Shqipëri. Me tifozët në krah, Teuta mund dhe duhet ta kapërcejë krizën e rezultateve dhe të marrë një fitore morali.

Formacioni i mundshëm i Teutës, 4-2-3-1
Kastrati, Oluasina, Hërkaç, Shkalla, Hakaj, Dediç, Lena, Çyrbja, Dosti, Hila, Latif (Shehaj)

138 përballjet TEUTA-SKENDERBEU
– Ndeshja e parë: 13.03.1930, në Korçë, 2-0 për Skënderbeun.
– Fitorja e parë e Teutës: më 24.05.1931, në Durrës, 2-0 (aforfe).
– Fitorja e fundit e Teutës: 2-0, më 27.09.2014, në Durrës, 2-0.
– Fitorja e fundit e Skënderbeut: në Korçë, më 10.05.2017, 1-0.
– Fitorja e fundit e Skënderbeut në Durrës: më 10.05.2017, 0-1, me gol të Xhejms 10.
– Fitore të Teutës në Korçë: 9.
– Fitorja e fundit e Teutës në Korçë: më 30.03.2012, 0-1, shënues M.Çota 74.
– Barazimi i parë: më, 19.04.1931, 2-2.
– Barazimi i fundit: më 04.03.2017, 1-1, në Korçë.
– Barazimi me më shumë gola: 6 ndeshje me rezultatin 2-2.
– Fitorja më e thellë e Teutës: 5-0, në Durrës, më 29.09.1991.
– Fitorja më e thellë e Skënderbeut: 5-0, në Korçë, më 19.09.1998.
– Ndeshja me më shumë gola: 4-3 për Teutën, në Durrës, më 12.05.1946.
– Fitore radhazi të Teutës: 3, 1931-1932.
– Fitore të dyfishta të Teuta: 2 raste = 4 ndeshje.
– Fitore të dyfishta të Skënderbeut: 7 raste =14 ndeshje.
– Ndeshje në fushë asnjanëse: 1, në Pogradec, më 09.02.1992, fiton Skënderbeu 2-1.
– Bilanci total në 138 ndeshjet e derisotme: 58 fitore Skënderbeu, 43 barazime, 37 fitore Teuta. Golaverazhi 133-147.
Statistikat: FATMIR EFICA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online