Suedia ka publikuar listën përfundimtare prej 23 lojtarësh që do të marrin pjesë në Kupëbn e Botës 2018.
Natyrisht, mungon Zllatan Ibrahimoviç, edhe pse sulmuesi i famshëm tentoi të kthehej në kombëtare.
Mungojnë emrat e nivelit shumë të lartë, por në të vërtetë Suedia pas Ibrahimoviçit është rindërtuar duke besuar verbërisht te forca e grupit, pa asnjë lojtar klasi.
Suedia bën pjesë në grupin F, së bashku me Gjermaninë, Meksikën dhe Korenë e Jugut, ndërsa ndeshjen e parë do ta luajë në 18 qershor.
LISTA E PLOTË
Portierë: Robin Olsen (Copenhagen), Karl-Johan Johnsson (Guingamp), Kristoffer Nordfeldt (Swansea).
Mbrojtës: Mikael Lustig (Celtic), Victor Lindelof (Manchester United), Andreas Granqvist (Krasnador), Martin Olsson (Swansea), Ludwig Augustinsson (Werder Bremen), Filip Helander, Emil Krafth (Bologna), Pontus Jansson (Leeds United).
Mesfushorë: Sebastian Larsson (Hull), Albin Ekdal (Hamburg), Emil Forsberg (RB Leipzig), Gustav Svensson (Seattle Sounders), Oscar Hiljemark (Genoa), Viktor Claesson (Krasnador), Marcus Rohden (Crotone), Jimmy Durmaz (Toulouse).
Sulmues: Marcus Berg (Al Ain), John Guidetti (Alaves), Ola Toivonen (Toulouse), Isaac Kiese Thelin (Waasland-Beveren).
OFFICIAL: Sweden’s 23-man squad for the 2018 World Cup. ?? pic.twitter.com/P2E7Ommdb4
— Squawka News (@SquawkaNews) May 15, 2018