Është e pamundur? JO! Foto që tregon leksionin nga Myrto Uzuni, lojtarët më të mirë dalin nga…balta

Nga Klaudio Ndreca

Shpeshherë dorëzohemi për të mos përmbushur ëndrrat tona të mëdha pasi rrugëtimi për t’ia arritur ka shumë vështirësi. Aq sa shumëkush zgjedh që të heq dorë me justifikimin se ishte e pamundur, pasi është rruga më e lehtë. Por gjithmonë ka një zgjidhje dhe ata që i’a dalin mes vështirësive janë njerëzit që bëhen edhe më të fortë. Kjo ndodh edhe në botën e futbollit ku lojtarët më të mirë në botë janë ata që kanë pasur vështirësi të mëdha ekonomike në fëmijëri nga vendet ku kanë lindur, duke diskutuar edhe mbijetesën.

Nga ana tjetër, menaxheri i sulmuesit shqiptar, Franci Bode, ka treguar një foto të Myrto Uzuni ku shumë vite më parë ka luajtur në baltë. Duke kërkuar që të përçojë mesazhin e madh që asgjë nuk është e pamundur për t’ia arritur, por gjithçka varet te përkushtimi dhe dëshira, sesa shumë ekziston për të mbërritur në pikën më të lartë.

Tashmë Uzuni ka nënshkruar me kampionët e Hungarisë, Ferencvarosh. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për elitën e Europës, por shkallët që ka ngritur ky sulmues në kaq pak kohë e bëjnë atë si një shembull që duhet të ndiqet edhe nga futbollistët e tjerë. Nëse do të vazhdohet kështu, atëherë edhe elita e Europës nuk do të mungojë për Uzunin. Të tjerët duhet vetëm të ndjekin shembujt e duhur, pasi lojtarët më të mirë janë ata që dalin nga balta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online