Luis Suarez ka pësuar një dëmtim në gjurin e tij të djathtë në ndeshjen e fundit me Atletikon e Madridit. Uruguaiani ka kryer sot vizitat e specializuara she stafi mjekësor i ka komunikuar lojtarit se për dy javët e ardhshme duhet të trajtohet për të mos e përkeqësuar gjurin.
Sulmuesi do të mungojë në ndeshjen e kësaj mesjave me PSV-në, sfidë kjo e vlefshme për grupet e Champions League. Suarez po ashtu është i detyruar që ta ndjekë nga tribuna dhe ndeshjen e radhës me Vijarealin. Shqetësim për teknikun Ernesto Valverde, pasi 31-vjeçari ka realizuar 9 gola këtë edicion.
Gjithsesi, ka edhe lajme të mira në kampin katalanas, pasi Kutinjo dhe Rakitiç janë bashkuar me grupin. Të dy këta lojtarë kanë marrë ngarkesë të plotë në stërvitjen e sotme dhe do të jenë nën urdhrat e stafit teknik për ndeshjen në Holandë.