Studimi i veçantë: CR7 imun ndaj presionit, vetëm Aguero i afrohet!

Një grup shkencëtarësh në universitetin e Leuvenit në Belgjikë kanë marrë një nismë të veçantë. Ata kanë krijuar një model, që përcakton presionin e futbollistëve të ndryshëm gjatë zhvillimit të një ndeshje.

Hulumtuesit kanë analizuar 7000 ndeshje të Kristiano Ronaldos dhe kanë arritur në përfundimin që askush më mirë se ai nuk i përballon emocionet e ndeshjeve.

Gjatë ndeshjeve Ronaldo mban gjithmonë gjakun e ftohtë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ne kemi zhvilluar një model që përdor mësimin automatik për të vlerësuar sasinë e presionit mendor të lojtarit kur është në zotërim të topit. Le të mendojmë se ndeshja është bllokuar dhe në minutën e 89-të një lojtar vendos të gjuajë dhe të tentojë golin, në vend që të pasojë topin. Modeli analizon nëse ky ishte vendimi i duhur, nëse topi është goditur mirë dhe si ka ndikuar në rezultatin final. Analizat tregojnë se Kristiano Ronaldo nuk ndikohet nga presioni dhe paraqitjet e tij janë konstante. Në këtë aspekt me portugezin ngjan shumë Aguero, ndërsa Nejmari dhe Suarez hasin vështirësi”, përfundon Jan Van Haren, kreu i kësaj nisme interesante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *