Juventusi ka një ndeshje mjaft të rëndësishme sot në mbrëmje, teksa do të sfidoj skuadrën e Valencias, në ndeshjen e parë të grupeve të Champions League. Takimi i sotëm mund të ketë jo pak peshë, duke marrë në konsideratë faktin se në grupin H është dhe Mançester Juantit dhe Jang Bojs. Bardhezinjtë kanë pasur disa ta vizitorë të paftuar në hotelin ku janë akomoduar para ndeshjes me skuadrën spanjolle.
Siç raportohet nga mediat italiane, një grup prej 20 tifozësh të maskuar janë afruar pranë hotelit ku ndodheshin lojtarët dhe stafi teknik duke krijuar jo pak zhurmë me këngët, brohoritjet dhe fishekzjarrët e tyre, në orët afër mesnatës.
Një strategji e tifozëve kjo për t’i dhënë një dorë skuadrës së tyre, por sigurisht që me ndërhyrjen e policisë tifozët janë larguar dhe ka rënë sërish qetësia në hotelin e “Zonjës së Vjetër”. Gjithsesi, ku veprim nuk u ka pëlqyer italianëve që kanë kërkuar më shumë masa, për të evituar problematika të tilla që në dukej mund të mos jenë shqetësuese, por që kanë ndikimin e tyre.