Strakosha reagon për herë të parë, vëllai kritikon trajnerin e Lacios: Nuk ia ka idenë futbollit! Shqiptar, je më i miri

Thomas Strakosha është ende në stol dhe duke pritur mundësinë që nuk u dha kurrë nga ana e Inzagit. Trajneri i Lacios ka folur shumë herë për rotacionin që do të ndodhte në portë pas afrimit të Pepe Reinës.

Por fakti është se portieri i vjetër po qëndron gjithmonë si titullar te kryeqytetasit, pavarësisht kalendarit të ngjeshur dhe që të jep mundësinë për të ndryshuar zgjedhjen. Tashmë është e qartë se Thomas Strakosha nuk preferohet më nga Inzagi.

Portieri shqiptar po pret mundësinë që të largohet në merkaton e verës, ndërsa për herë të parë ka reaguar mbi këtë situatë duke shpërndarë një foto në “Instagram”: “Gjendja ime tani”. Atje Strakosha shihet me pamjen e errët dhe tërësisht i nevrikosur.

Mbështetja do të vinte nga vëllai i tij që nuk ka ngurruar të sulmojë Inzagin: “Je më i miri në çdo mënyrë të mundshme. Vetëm ata që nuk ia kanë idenë futbollit e thonë të kundërtën. Shqiptari, statistikat flasin për ty”. /Sport Ekspres/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NEVER GIVE UP (@thomas_strakosha)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online