“Strakosha kush?”, 75 mijë eurot që Tare i dha pa u menduar fare!

Mjaftoi një bisedë me Foton, mikun e tij, që drejtori sportiv i Lacios të shkonte në Greqi të ndiqte Thomasin. Inzagi e njihte mirë, pasi bashkë fituan me të rinjtë, por nderin ia bëri Etrit Berisha

Quhet Thomas, si një nga djemtë e Bufonit… Dhe mund të jetë, në fakt… i lindur në vitin 1995, viti kur SuperXhixhi mori  (tepër i ri në moshë) portën e Parmës, dhe për të gjithë ishte Superman. Thomas Strakosha është antidivi, atij që i pëlqen të qëndrojë në hije. Me Inzagin ka fituar dhe bindshëm kampionatin Primavera. Dhe, në fund, të dy u përqafuan, në “Juventus Stadium”.

Festa e Lacios pasi Strakosha priti penalltine vendimtare

Sa e çuditshme jeta: ishte në huazim te Salernitana, ka qëndruar në pankinë përpara se të kthehej në Romë. Pak orë na fundi i merkatos së verës u gjet një hap larg Kardifit (Championship anglez).  Lotito dhe Tare e bllokuan pikërisht ndërsa Berisha firmoste me Atalantën…

Dikush e klasifikoi menjëherë “portier i vogël”. Disa gabime më shumë seç duhet, ndërsa ai ëndërronte Premier League (kampionati ku të rinjtë luajnë, nuk presin në pankinë) dhe ndërsa Lacio i jepte mundësinë, në Itali flitej vetëm për Xhanluixhi Donarumën dhe mrekullitë e tij. Dhe pikërisht ndaj Milanit debutoi në Serinë A Thomasi, i zbuluar falë punës dhe miqësisë së Igli Tares me Foto Strakoshën. Luante te Panioniosi, në Greqi dhe Lacio pagoi vetëm 75 mijë euro. “E morën sepse është shqiptar si Tare”, thuhej në Formelo.

Igli Tare dhe Foto Strakosha, kur vishnin fanellen e Shqiperise

I grumbulluar nga Xhani de Biazi, me kombëtaren e madhe shqiptare debutoi, pikërisht ndaj Bufonit dhe shokëve të tij, kualifikueset e Botërorit (në Palermo). Gjithçka nën gjurmët e të atit Fotaq, ish-portier për 15 vjet dhe një ndër themelet e kombëtares. Referimi i tij, që nga ai pretendon shumë, dhe nga i cili ka marrë seriozitetin dhe aplikimin.

Thomasi me te atin Foto

Në Itali u rrit nën dijet dhe këshillat e Grixhionit, përgatitësi historik dhe legjendar i portierëve bardhekaltër, që nuk pati vështirësi ta vendoste në rrugën e duhur. Në filim as nuk kërkonte shtëpi, por vendosi të qëndrojë në Formelo për të fjetur. Dhe, përveç shakave që bën, dëgjon muzikë dhe me kufje e sheh gjithë kohën, teksa shokët e admirojnë. Në kokën e tij, vetëm futbolli.

I riu Strakosha, kur mberriti te Lacio

Mjafton të shohësh profilin në Instagram për ta kuptuar dhe të dëgjosh intervistën e tij të parë: “Nisa hetët, që kur isha 4-vjeç. Kam interpretuar gjithmonë rolin e portierit, më josh përgjegjësia: mund të jesh deçiziv pozitivisht apo negativisht dhe kjo më karikon”. Vendimtar ishte, pyesni Dibalan për ta besuar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online