“Strakosha është portier shumë i mirë, nuk duhet diskutuar me Reinën”! Legjenda e Lacios e mbron: Donaruma është kthyer në mediokër

Giancarlo Oddi, një figurë e shquar e Lacios ka folur sa i përket emrave të portierëve në Itali. Më konkretisht është ndalur në dualitetin mes Strakoshës dhe Reinës. Portieri shqiptar ka fituar vendin e titullarit, por sërish nuk po i bind të gjithë në Itali.

Por Oddi ka zgjedhur që të komplimentojë Strakoshën në mediat italiane. “Strakosha përfitoi nga rritja e skuadrës dhe ishte i zoti për të qenë gati kur Reina ra dukshëm. Ne i njohim shumë mirë dy portierët, Strakosha është i ri, Reina është në rënie. Në moshën dyzetvjeçare është normale të jesh më pak reaktiv dhe për të ndjerë disa dhimbje të tjera.

Strakosha duhet të luajë titullar, nuk e di si është situata e brendshme, por në fushë e meritonte atë fanellë. Shpresoj që të arrihet një marrëveshje, shqiptari është një portier i mirë dhe të gjithë në fund të fundit kanë kufij. Mendoj për Donnarummën, i cili në një mbrëmje të keqe duket se është bërë një lojtar mediokër”, tha Oddi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *