“L.ufta në Ukrainë bëhet për këta politikanë”! Sportisti i UFC po bën xhiron e botës: U japin para atyre dhe veteranët tanë flenë rrugëve, vjen erë korrupsioni

Është e lehtë për të përfituar në situata të tilla si është kjo e Ukrainës, për të rritur më tepër imazhin tënd. Por më shumë sesa ndjenja reale e dhembshurisë për t’iu gjendur pranë këtyre njërëzve, llogaritë e tjera që bëhen në kurriz të tyre që po luf.tojnë për jetën e tyre, është thjesht e tmerrshme.

Për këtë arsye, fjalimi i mbajtur nga ana e sportistit të UFC, Bryce Mitchell, ka bërë xhiron e botës. Ky i fundit shprehet se kurrsesi nuk do të shkonte të luf.tonte në Ukrainë pasi e cilëson si një l.uftë që është krijuar nga politikanët dhe kurrsesi nga shtresat e tjera. Gjithashtu Mitchell kritikon Biden për mënyrën sesi shantazhon Ukrainën pas ndihmës monetare, në një kohë që veteranët e tyre flenë rrugëve dhe vuajnë për kushtet minimale të jetesës. E thënë më thjeshtë, nuk mund ta duash tjetrin nëse më parë nuk do veten.

“E dini çfarë? Unë nuk do të shkoja askund që të luft.oja për këta politikanë. Do të qëndroj në shtëpi dhe kur luf.ta të vi në lagjen time, do të marrë arm.ën dhe do të jap jetën time për të mbrojtur njerëzit që unë dua më shumë, nuk do të tërhiqem. Nuk e di çfarë po ndodh, sinqerisht. Në fakt askush nuk e di se çfarë po ndodh këtu. Ndihet era e madhe e korrupsionit. Ke Biden dhe djalin e tij që po përfitojnë shifra të frikshme parash.

Pastaj Biden po përdor taksat tona për t’ia dhënë Ukrainës. Më pas i thotë Qeverisë së Ukrainës që nëse nuk bën këtë gjë, ne do t’i marrim paratë mbrapsht. Ti në fakt nuk duhet t’ia jepje fare paratë sepse ato janë taksat tona. Ne kemi shumë veteranë këtu që po flenë rrugëve. Dhe këto taksat e frikshme që paguajmë ne shkojnë për Ukrainën. Nuk e di se çfarë po ndodh atje realisht, lutem për ata që po lu.ftojnë, por unë nuk do të shkoja askund”, tha Bryce Mitchell. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online