Strakosha është gati të hyjë në histori përpara se të largohet nga Lacio, i mjaftojnë vetëm 37 minuta

E ardhmja e Tomas Strakoshës do të jetë larg Lacios këtë verë. Megjithatë portieri shqiptar dëshiron të lëri emrin e tij në historinë e klubit bardhekaltër përpara se të largohet. Gardiani i skuadrës italiane po rifiton vendin e titullarit, ku po bën mjaft mirë mes shtyllave.

Plot 4 ndeshje radhazi pa pësuar gol në Serie A janë regjistruar për Tomas Strakoshën. Bëhet fjalë për ato me Salernitanën, Atalantën, Fiorentinën dhe Bolonjën. Plot 383 minuta me rrjetën e paprekur për portierin shqiptar, që golin e fundit e ka pësuar në minutën e 67 të ndeshjes kundër Interit.

Për këtë arsye, Strakosha është vetëm 37 minuta larg historisë, për të shkruar emrin e tij në 10 portierët më të mirë të Lacios. Gardiani i 10 që ka më tepër minuta pa pësuar gol në historinë e Lacios është Xhakomo Blasoni, me 419 të tilla. Pra Strakoshës i nevojiten vetëm 37 minuta për të zënë vendin e tij në historinë e klubit bardhekaltër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *