Strakosha e sheh të ardhmen në Premier League, Tare piketon portierin e njohur në Serie A

Thomas Strakosha e ka bërë të qartë që e ardhmja e tij nuk i përket skuadrës së Lazios. Portierit shqiptar i përfundon kontrata në vitin 2022 dhe ka bërë me dije se do dëshiron një aventurë të re. Sipas thashethemeve të fundit, gardiani kuqezi mund të luajë në Premier League sezonin e ardhshëm. Tashmë Lazio do të duhet të mendojë për një portier të ri, pasi Pepe Reina është në fundin e karrierës.

Emri më i përfolur duket se është Ospina, i cili aktivizohet tek skuadra e Napolit dhe është piketuar nga Tare si i duhuri për portën e bardhekaltërve. Presidenti i Lazios, Lotito e ka bërë të qartë se i intereson një portier më kontratë të gjatë, por me një buxhet të ulët, për shkak të vështirësive ekonomike./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online