VIDEO/ Me dëborën e Kukësit dhe stadiumin e ri si dhuratë, klubi verilindor përcjell urimet e lojtarëve për festat

Klubi i Kukësit ka uruar sot të gjithë shqiptarët me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri që po afron. Skuadra verilindore ka shpërndarë një video një faqen e vetë zyrtare në “Facebook“, e cila nis me simbolin e këtyre festave, dëborën, si dhe me dhuratën e këtij vit nga ana e klubit, stadiumi i rikonstruktuar i qytetit.  Ekipi kuksian ka përcjellë edhe urimet e lojtarëve të tij. Duke nisur nga kapiteni Taipi e për të vazhduar me të tjerët, që kanë uruar shqiptarët dhe tifozët e Kukësit për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.

“Futboll Klub Kukësi uron të gjithë besimtarët e Krishterë, Gëzuar Krishtlindjen dhe njëkohësisht të gjithë shqiptarët për festat e fundvitit. Qoftë një festë e begatshme për familjet tuaja dhe qofshi të bekuar gjithmonë“, janë fjalët që klubi i Kukësit i bashkangjit videos me urimet e lojtarëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online