Stojku: Me Elbasanin ndeshje speciale, dua ta nis me këmbë të mbarë

Gentjan Stojku e nis me një ndeshje të veçantë eksperiencën e tij si trajneri Apolonisë, pasi do të përballet me Elbasanin, skuadrën e tij mëmë si futbollist. Për SportEkspres.com, Stojku deklaron se këto situata, edhe pse janë emocionale, nuk e bëjnë atë që mos mendojë si profesionist.

“Është shumë e bukur emocionalisht kjo ndeshje, por unë jam trajner dhe profesionalizmi më mban vetëm në synimin e fitores së Apolonisë. Si ndeshja e parë në stolin e kësaj skuadre, dëshiroj ta nis me këmbë të mbarë”, u shpreh Stojku, i cili më pas tregon edhe për projektin e Apolonisë.

“Gara për Apoloninë është ende e fortë, sepse asgjë nuk është mbyllur. Gjithsesi, në projektin tim me klubin kemi menduar për aktivizimin e disa talenteve që ka akademia, të cilët nga paraardhësit në këtë skuadër janë preferuar pak. Mbijetesa është synimi kryesor, për të cilën do punojmë deri në javën e fundit të kampionatit”, përfundoi tekniku elbasanas.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *