Kampionatit po i vjen fundi dhe skuadrave nuk u premton koha për të hedhur hapa të gabuara në këto javë të mbetura të kampionatit. Gara për në Europë mbetet ende e hapur për Vllazninë, e cila tashmë e kërkon biletën nga të dyja kampet, si nga Kupa, ashtu edhe nga kampionati. Ekipi duket se ka nisur të rimëkëmbet, duke gjetur stimujt e nevojshëm për të vazhduar përpara.
Plori e ka bërë të qartë në çdo intervistë të tij se e ka gjetur ekipin në një ngërç të madh psikologjik, që nga java në javë ka nisur të shkrihet. Kualifikimi në finale të Kupës së Shqipërisë ishte një shtysë e madhe në anën psikologjike të shkodravë, duke u rikthyer dëshirën e dikurshme për të luajtur futboll.
Për fat, përballë këtë herë qendron përsëri Partizani. Të kuqtë i shtojnë oreksin Vllaznisë, teksa sfidat mes tyre janë gjithnjë të ndezura. Partizani nuk ka mundur t’i marrë asnjë fitore gjatë këtij sezoni kuqebluve, prandaj stimujt nuk mungojnë për këta të fundit. Madje një fitore do të ishte dysfish çlirim psikologjik, pasi Vllaznië do të kapërcente në këtë mënyrë kryeqytetasit në renditje, duke lënë pas një kundërshtar të drejtpërdrejtë në garën për vendin e 3-të./Sport Ekspres/