Kriza e Armando Brojës dhe arsyeja pse nuk është shqetësuese, e tregoi trajneri i Southampton-it

2 Mars 2022, kjo është data e fundit kur Armando Broja ka përshëndetur rrjetën me Southampton-in. Forma e jashtëzakonshme që po kalonte këtë sezon është zbehur dhe këtë e tregojnë qartë statistikat e javëve të fundit. Broja ka hyrë në një gjendje krize në Premier League, por arsyja që fshihet pas e bën të mos duket shqetësuese.

Mbrëmjen e djeshme 20-vjeçari zhvilloi një paraqitje të dobët dhe pavarësisht kësaj trajneri vendosi ta lërë në fushë përgjatë gjithë lojës. Dikur na rastiste shpesh të shihnim Brojën duke lënë fushën përpara kohe edhe pse mund të kishte shënuar gjatë lojës dhe të ishte ndër më të mirët. Ndërsa mbrëmë, Hasenhuttl, i cili kreu të gjitha zëvendësimet që kishte në dispozicion, nuk e lëvizi nga fusha, edhe pse ishte në një nga ndeshjet e tij më të dobëta.

Arsyeja që fshihet pas kësaj lidhet ngushtë me faktin se objektivat e Southampton-it janë arritur këtë sezon. Skuadra gjendet në vendin e 13 dhe larg zonës së ftohtë të renditjes. Për këtë arsye trajneri dhe lojtarët duket se kanë humbur motivimin për të dhënë maksimumin në fushë. Niveli i përgjithshëm në lojën e Southampton-it ka rënë ndjeshëm së fundmi, teksa lojtarët, me objektivin e sezonit në “xhep”, kanë hedhur sytë nga vera dhe po presin me padurim pushimet./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online