Stërvitje me dy seanca, Kale bashkohet me grupin

Kukësi i është rikthyer stërvitjes për dy ndeshjet e ardhshme. Edhe pse në radhë është përballja me Egnatian, e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë, nuk mund të largohet nga vëmendja transferta kryeqytetase. Në horizont është përballja me Partizanin, por stafi teknik ka kërkuar përqendrim maksimal për ndeshjen e mesjavës, duke kërkuar që skuadra ta zgjidhë çështjen e kualifikimit që në ndeshjen e parë, që do të luhet në Rrogozhinë. Pas një dite pushim, stafi teknik kishte planifikuar dy seanca stërvitore, teksa paradite lojtarët kanë zhvilluar një seancë në palestër, ndërsa pasdite janë zhvendosur në kompleksin “Internacional” në Pezë. Lajmi i mirë është që me grupin është bashkuar mesfushori Elton Kale. Braziliani, ashtu si Alla, u dëmtua para Superkupës, por tashmë e ka lënë gjithçka pas krahëve, çka do të thotë që është i gatshëm që në ndeshjen me Egnatian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online