Sipas planit stërvitor të trajnerit Ilir Daja, Skënderbeu sot do të zbresë në fushë në orën 17:30, ndërkohë që 30 minuta më parë të gjithë futbollistët janë lajmëruar që duhet të jenë të pranishëm në ambientet e stadiumit. Seanca përmbyllëse do të zhvillohet në aneksin e stadiumit dhe pritet të zgjasë diçka më shumë se 60 minuta. Do të jetë më shumë taktike dhe Daja do të vendosë edhe formacionin përmbyllës. Pas përfundimit të kësaj seance, Skënderbeu do të grumbullohet i gjithi në hotel “George”. Takimi Skënderbeu-Flamurtari do të startojë në orën 19:00. Pritet që sot të rikthehet në Korçë edhe presidenti Takaj, i cili do të ndjekë nga afër seancën e fundit stërvitore dhe më pas do të ketë edhe një takim me Dajën dhe me lojtarët. Në fakt një takim e zhvilloi edhe përpara disa ditëve, kur Takaj ishte në Korçë dhe prezantoi çekun Nespor.