Stefa tregon të dhënat e sondazhit: Ndërhyrjet politike kanë rritur në mënyrë të konsiderueshme popullaritetin e Dukës

Zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të FSHF-së kanë qenë kryefjala e ditëve të fundit dhe kjo më shumë për shkak të ndërhyrjes së hapur të politikës në këtë proces. Megjithatë duket se përfshirja e Kryebashkiakut Erion Veliaj ka favorizuar edhe më tepër Armand Dukën për një kandidim tjetër për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Gjergji Stefa ka treguar në emisionin “Ora Sport” në “Ora TV” të dhënat e nxjerra nga sondazhet e kompanisë “Sonketa”, ku shihet se ngjarjet e fundit kanë rritur më tepër popullaritetin e Dukës në opinionin e përgjithshëm.

“Një detaj do t’ju them nga sondazhet. Deri tani janë anketuar 821 persona në harkun e 5 ditëve ë fundit. Anketimi është bërë online dhe është bërë me grupmosha të caktuara dhe te njerëz që kanë lidhje me interaktivitetin e Superligës. Pra, le të themi se marshi i gabimit është i vogël. Mendoj që popullariteti i Dukës nga dita e parë në të pestë ka pësuar një rritje të konsiderueshme dhe kjo ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes së politikës. Le të themi që, në një farë mënyrë, si ndodhi para katër viteve, ashtu po ndodh edhe tani.

55% e votuesve mendonin që Duka nuk duhet të rikandidojë më prej konsumit 20-vjeçar. Por, kur thoja keni mundësinë e votimit, Duka ishte 41% i pari, Shakohoxha diku te 27%, Sulejman Starova 9 % dhe 25% të pavendosur. Pra, këtu kemi të bëjmë me dy situata. Gjysma e njerëzve vërtetë mund të duan që Duka të mos jetë më, por nga ana tjetër, kur i vë përballë një flete votimi, nisur ndoshta dhe nga ngjarjet e fundit, zgjedhin atë”, është shprehur Gjergji Stefa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online