Ekskluzive/ A do të vijë nesër Ceferin në Tiranë? UEFA bën mbledhje të rëndësishme për Shqipërinë, jemi në sytë e 55 shteteve…

Nga Klaudio Ndreca

Në gjithë këto ditë kemi diskutuar shumë për presidentin e ri të FSHF dhe pak për futbollin e luajtur. E gjitha kjo ka ardhur falë ndërhyrjes së politikës që këtë herë kërkon të baltos edhe topin e futbollit, pasi në gjithë punët e tjera, kanë “shkëlqyer”.

Faton Zylbehari, zëdhënësi i medias për Federatën Maqedonase të Futbollit, kujton kohën kur në Maqedoninë e Veriut ishte po politika që kërkonte të ndërhynte në zgjedhje. E çfarë i tha UEFA? “Na pyeti vetëm kaq. Doni të luani prapë në Europian apo jo?”. Në këtë mënyrë politika duhej të tërhiqej dhe si për rastësi të fatit, Maqedonia e Veriut u kualifikua për herë të parë në Europian.

Në ditën e nesërme është përfolur se do të vijë presidenti i UEFA-s, Ceferin, në një takim kokë më kokë me Edi Ramën dhe Armand Dukën. Por në orët e fundit ka pasur dyshime nëse kjo mbledhje do të zhvillohet online apo nëse do të shtyhet në ditë tjetër. Arsyeja nuk është për shkakun e ndryshimit të prioritetit, por sepse dita e nesërme korrenspodon me mbledhjen e “TEP”, ose e thënë ndryshe “Top Executive Programme”. Këtu diskutohen problemet dhe temat më të rëndësishme në nivelin e futbollit europian ku marrin pjesë 55 vendet anëtare të UEFA-s, 55 presidentët e futbollit të të gjitha shteteve dhe 55 sekretarët e Federatave përkatëse. Në një mbledhje të kësaj rëndësie të lartë, presidenti i UEFA-s, Ceferin, nuk mund të mungojë.

Por ajo që nuk dihet ende është nëse Ceferin do ta mbajë këtë konferencë online nga Tirana apo nga zyra e tij. Megjithatë, informacioni i rëndësishëm që siguron “Sport Ekspres” është se në ditën e nesërme, në “TEP” do të ketë vëmendje të madhe dhe do të trajtohet si temë përfshirja e politikës në zgjedhjet e FSHF mes 55 vendeve anëtare të UEFA-s. Qartësisht qeveria e futbollit europian po reagon ashpër ndaj kësaj ndërhyrje të pakuptimtë në këto ditët e fundit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online