Vedat Muriqi u kthye në çështje te Lazio, Rreci: Ka shansin t’i dërgojë mesazh të fuqishëm suksesi një pjese në Itali

Vedat Muriqi ka vendosur të ndërrojë ambient në ditët e fundit të merkatos, pasi te Lazio nuk arriti për asnjë moment të dëshmonte vlerat e tij, të cilat ishim mësuar t’i shihnim në Turqi. Sulmuesi shqiptar ka gjetur akordin me Mallorca-n dhe gjysmën e sezonit të mbetur do e kalojë në La Liga. Lidhur me këtë çështje, “Sport Ekspres” ka kontaktuar me gazetarin e “GazetaBlic“ nga Kosova, i cili ka dhënë mendimin e tij për sa i përket zhvillimeve të fundit të Vedat Muriqit.

“Aventura e Vedat Muriqit me Lazion nuk ka shkuar aq mirë sa kishte shpresuar ai dhe ne. Ishte një aventurë që e ktheu atë nga një sulmues “vra.sës” në një të heshtur e të vuajtur. Sezoni i tij i parë ishte i vështirë ku ai lu.ftoi për t’u ambientuar tek kjo skuadër, madje edhe me kulturën e ndryshme që mbretëronte atje, kulturë kjo ndryshe nga vendi ku vinte, Turqia. Ndërsa sezoni po zhvillohej, fansat u bënë të frustruar dhe të paduruar me të, ai e gjente rrallë rrugën e golit dhe ishte larg pritshmerive të tyre. Një arsye domethënëse është shuma e parave që ata shpenzuan për të dhe një tjetër qëndron tek fakti se ai duhej ta zëvendësonte një sulmues fantastik tek kjo skuadër, siç është Ciro Immobile.

Kur jemi tek sezoni i dytë, Muriqi ka pasur disa mundësi dhe kishte madje edhe besimin e plotë të Sarrit dhe drejtuesve të klubit, duke e vlerësuar atë si sulmuesin e dytë pas Immobiles, me Caicedon që u largua për në Genoa. Megjithatë, as në këtë gjysmë-edicioni nuk arriti t’i tregoi vlerat e tij, vlera të cilat ishim mësuar t’i shihnim tek Fenerbahce dhe Kosova. Vetë futbollisti kishte deklaruar se ishte i vde.kur mentalisht, kjo edhe për faktin se kishte presionin e madh nga tifozët dhe mediat atje, me gazetarët që tashmë shfryen mllefin duke e cilësuar edhe si transferimin më të dështuar në vitet e fundit në Serie A. E shoh si të arsyeshme që të dyja palët i kanë ndarë rrugët në këtë moment dhe besoj që është gjëja e duhur bazuar mbi situatën aspak të këndshme që ishte krijuar.

Kalimi tek Mallorca mund të ndikojë që Muriqi të kthehet në formën e tij dhe të ngritet më pas përsëri në karrierë. Drejtori sportiv i kësaj skuadre ka shpenzuar shumë kohë për të siguruar shërbimet e tij dhe tashmë ai po pritet me padurim nga të gjithë atje. Skuadra spanjolle nuk është momentalisht në një situatë të volitshme dhe trajneri Luis Garcia Plaza ka nevojë për një sulmues efektiv, sepse sulmuesit që ka në dispozicion kanë dështuar me paraqitjet e tyre. Me 20 vite përvojë në karrierën e tij, mendoj që trajneri Garcia do të jetë në gjendje të akomodojë ashtu siç duhet Muriqin në formacionin e tij të preferuar, 4-2-3-1, me sulmuesin kosovar që do ta mbajë barrën e sulmit.

Presioni do të jetë i madh edhe atje për shkak të situatës tabelare, por Muriqi ka shansin e madh që të mbajë mbi supet e tij skuadrën në pjesën e mbetur të edicionit dhe në të njëjtën kohë të dërgojë edhe një mesazh të fuqishëm suksesi edhe tek një pjesë në Itali, atje ku harruan se në futboll nuk ka asgjë absolute dhe se edhe futbollistët e mëdhenj mund të mos përshtaten tek klubet e tyre të reja. “Pirati” kosovar është vetëm 27 vjeçar dhe besoj plotësisht se e ardhmja është në këmbët e tij”, përfundon Mërgim Rreci./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online