Quhet Olimpiu Morucan, është vetëm 19 vjeç dhe prej pak javësh është bërë pjesë e Steauas së Bukureshtit (FCSB ligjërisht), por i kanë mjaftuar pak ndeshje për të çmendur Rumaninë.
Anësori ofensiv u transferua nga Botoshani te Steaua këtë verë për rreth 700.000 euro, por që tani po dhuron spektakël, ndonëse nuk është edhe titullar.
Kundër Rudarit në Europa League Morucan shënoi një gol fantastik, duke imituar të madhin Lionel Mesi me lëvizjet në zonë, ndaj mediat në Rumani e kanë pagëzuar me nofkën “Mesi i ri”.
Natyrisht, Xhixhi Bekali fërkon duart dhe lëshon një nga perlat e tij të zakonshme, sepse sipas pronarit të FCSB (emri Steaua i është hequr me gjyq) Morucan vlen 70 milione euro. Barcelona e ka gati pasuesin e Mesit!