Statistikë impresionuese/ Zotërohet nga Juventusi dhe po shkëlqen në Austri, Xhakomo Vrioni është sulmuesi që ka ndikim të madh në Europë

Xhakomo Vrioni po shkëlqen në këtë aventurë të re të huazimit nga Juventusi te Tiroli. Në 10 ndeshje të luajtuara në kampionat, mes të cilave 8 herë ka qenë titullar, Vrioni e ka tundur rrjetën 7 herë. Për t’u nënvizuar është fakti se sulmuesi shqiptar ka qenë i dëmtuar në disa ndeshje dhe është rikthyer menjëherë me ritmin e lartë. Gjithashtu duhet thënë se Tiroli ende mes ekipeve të vendeve të fundit dhe ky është një tjetër penalizim për Vrionin.

Por sërish nuk e ka ndalur futbollistin e Shqipërisë që të arrijë në kuotë të tillë golash. Në një analizë të bërë nga “BeSoccerPro”, Xhakomo Vrioni është futbollisti i dytë nën 23-vjeç që ka më shumë ndikim në Europë. 85.7% e golave të tij kanë qenë vendim për të barazuar rezultatin ose për të dhënë avantazhin, ndërsa 14.3% nuk ka pasur funksion të rëndësishëm, por i kanë shërbyer statistikës.

Kështu Vrioni lë mbrapa në këtë statistikë edhe golashënuesin më të mirë aktualisht të Austrisë, Adeymi. Ky i fundit ka marrë vëmendjen e gjithë Europës dhe shihet si talent i madh, por në fakt me këtë skuadër që dihet për cilësitë e saj ka arritur të shënojë vetëm 45% të golave me funksion kryesor, për të barazuar ose dhënë avantazhin. Kjo analizë i është përkushtuar më tepër duke marrë për bazë kampionatin e Zvicrës, “Eredivisie”, të Austrisë, të Ukrainës dhe atë bjellorus. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *