Statistikat e Champions League: Nga Kasijas, CR7, Bufon, Greivenberg dhe… Karlo Ançeloti!

Nesër dhe pasnesër nisin ndeshjet e fazës së grupeve të Champions Ligës, kompeticionit më të rëndësishëm për klubet europiane. Sipas një studimi të “Mister Chip”, në fazën e grupeve do të marrin pjesë 931 futbollistë. 49% e tyre (459 futbollistë) kanë luajtur më parë në Champions, ku kryeson portieri i Portos, Iker Kasijas, me 167 ndeshje.

25% e tyre (236 futbollistë) kanë shënuar të paktën një gol në këtë fazë të kompeticionit, ku kryeson Kristiano Ronaldo me 120 gola. 931 futbollistët prezantojnë 70 shtete të ndryshme ku mbizotërojnë: Franca me 106 futbollistë, Spanja me 84, Gjermania me 66, Holanda me 62, Italia me 45 dhe Portugalia me 44 futbollistë.

Rajan Greivenberg i Ajaksit është lojtari më i ri. Ai do të jetë 16 vjeç e 125 ditë, të mërkurën kur Ajaksi do të presë AEK-un e Athinës. Futbollisti më i vjetër është Xhanluixhi Bufon i PSG me moshën 40 vjeç e 233 ditë. Ndër 931 futbollistët e regjistruar, vetëm 6% e tyre (54 futbollistë) kanë fituar më parë Champions Ligën.

Ndër 32 trajnerët që do të marrin pjesë, 8 prej tyre kanë luajtur më parë si futbollistë në këtë kompeticion, ndërsa 3 prej tyre kanë arritur të fitojnë Champions Ligën. Karlo Ançeloti i Napolit kryeson me tre Champions të fituar dhe pas tij renditen Pep Guardiola i Mançester Sitit dhe Zhoze Murinjo i Mançester Junajtid me nga dy.

Karlo Ançeloti ka marrë pjesë në Champions me 8 ekipe të ndryshme, duke nisur nga: Parma, Juventus, Milan, Çelsi, PSG, Real Madrid, Bajern Mynih dhe Napoli. Rekord i trajnerit italian, ndërsa asnjë trajner tjetër nuk ka arritur të kalojë shifrën e 6 skuadrave të ndryshme në Champions gjatë gjithë historisë së këtij kompeticioni (1992-2018).

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online